Përmbajtje të reja në SkyShowtime

Përmbledhja e tetorit

Marketing

Premierat e serialeve

SEZONI : 1 EPISODE: 8
VETËM NË SKYSHOWTIME. EPISODET 1-2 NGA DATA 2 TETOR,
ME EPISODE TË REJA ÇDO JAVË.
Fleeting Lies
Një muaj përpara dasmës dhe pak përpara se të emërohej drejtoreshë e kompanisë, Luçia (Elena Anaja) tradhtohet nga Santi (Kuaim Gutierres), rivali i saj për ngritjen në detyrë. Si pasojë, Luçia akuzohet për spiunazh industrial dhe pushohet nga puna pa u dëgjuar fare. Papritur, jeta dhe e ardhmja e Luçias merr
një kthesë të beftë drejt pasigurisë dhe ajo e gjen veten përballë një dileme të madhe: si t’i thotë Bazilios (Hugo Silva), të dashurit të saj dhe fëmijëve të tij që karriera e saj ka marrë tatëpjetën dhe, më keq akoma, që nuk do e marrë më rrogën nga e cila varet e gjithë familja.

Rreth SkyShowtime
Premierat e serialeve
Në transmetim nga muaji tetor
SEZONI : 1 EPISODE: 8
VETËM NË SKYSHOWTIME. EPISODI 1 NGA DATA 9 TETOR, ME
EPISODE TË REJA ÇDO JAVË.

Special Ops: Lioness
Nga kandidati për çmimin Academy Award®, Tejlor Sheridan, Special Ops: Lioness bazohet në
një program të vërtetë dhe ndjek Kruz Manuelosin (Laisla De Oliveira), një marinse e re e parafinuar, por
e pasionuar, e rekrutuar për t’iu bashkuar skuadrës Lioness për të ndihmuar në shkatërrimin e një
organizate terroriste nga brenda. Zoi Saldanja do të luajë Xhonë, shefen e stacionit të programit Lioness,
detyra e së cilës është të stërvitë, të menaxhojë dhe të drejtojë operativet e infiltruara femra. Luajnë gjithashtu Majkëll Kelli, Morgan Friman dhe Nikol Kidman.

VETËM NË SKYSHOWTIME. EPISODI 1 NGA DATA 30 TETOR,
ME EPISODE TË REJA ÇDO JAVË.
SEZONI : 1 EPISODE: 8
Serialet vijuese

Poker Face
Poker Face është një serial mister me 10 episode me Çarlin, interpretuar nga Natasha Lion, e cila ka aftësinë e jashtëzakonshme të dallojë kur dikush po gënjen. Ajo niset për udhëtim me Plymouth Barracudën e saj dhe në çdo ndalesë ndeshet me një sërë personazhesh të reja dhe krime të çuditshme, që nuk mund t’i lërë pa zgjidhur. Krijuesi, skenaristi, regjisori dhe producenti ekzekutiv disa herë kandidat i çmimit Academy Award®, Rajan Xhonson, skenaristi/regjisori/producenti i filmave Knives Out. Së bashku me Lion, në këtë serial mister me 10 pjesë luan gjithashtu Edrien Brodi, Benxhamin Brat,
Xhozef Gordon-Levit, Simon Helberg dhe Elen Barkin.

SEZONI : 1 EPISODE: 10
EPISODET E REJA DISPONOHEN ÇDO JAVË EKSKLUZIVISHT NË
SKYSHOWTIME.
Codename: Annika
Detektivja finlandeze, Ema Haka, po ndjek ende stërvitjen për misionet e infiltrimit, kur dërgohet me mision në Stokholm, në botën e korruptuar të tregtisë së arteve të bukura. Ema, e qetë dhe e vetëpërmbajtur, vesh personazhin e Anika Stormares së egër dhe të zjarrtë, me qëllimin që t’i afrohet një pronari galerie, Rasmus Shtalgren, i dyshuar në një çështje të ngritur kundër pastruesit të
parave, dikur të paprekshëm, Blanko. Ndërsa hetimet e zhysin Emën gjithnjë e më shumë në botën e krimit, vija ndarëse sa vjen e zbehet mes saj dhe Anikës, e cila dikur ishte e gjallë dhe kishte lënë një rrjetë të ngatërruar misteresh pas. Pur të mos humbur gjurmët e Blankos, Ema duhet të bëjë disa zgjedhje që mund t’i ndryshojnë jetën përgjithmonë asaj e njerëzve të saj të dashur dhe gjatë
procesit duhet të përpiqet të mos humbasë vetveten.

SEZONI : 1 EPISODE: 6
EPISODET E REJA DISPONOHEN ÇDO JAVË EKSKLUZIVISHT NË SKYSHOWTIME.
TÁR

Dy herë fituese e çmimit Academy Award®, Kejt Blanshe luan në këtë film të ri me skenar dhe regji
të kineastit tri herë kandidat të çmimit Academy Award®, Tod Filld (In the Bedroom, Little Children).

The Winner
The Winner është një komedi familjare çeke dhe sllovake që tregon historinë e Viktor Hudakut (Adi Hajdu), një kryeministër hipotetik i një vendi të vogël evropian, karriera politike e të cilit mbaron e ndërkohë i kthehet jetës së përditshme. Megjithatë, kur pasuesi i tij bën një përmbysje radikale të të gjitha politikave që ai i ka ndërtuar prej një jete, kupton shpejt se ka shumë pak pushtet në të qenit një ish-kryeministër. Në përpjekje për të treguar se vazhdon të jetë i rëndësishëm, kërkon të bëjë një hap përpara dhe të marrë drejtimin e shtëpisë, ku jeton me të shoqen dhe tri vajzat. Por duke qenë se kishte kaluar shumë kohë larg tyre dhe nuk e kishte shumë idenë se si funksionon bota reale, gjen një familje që ishte mësuar prej kohësh të jetonte pa të dhe disa gra shumë më lart se çdo kundërshtar politik që kishte hasur në karrierën e tij si kryeministër. Luajnë gjithashtu Ivana Çilkova dhe Milan Ondrík.

EPISODET E REJA DISPONOHEN ÇDO JAVË EKSKLUZIVISHT NË SKYSHOWTIME.
SEZONI : 1 EPISODE: 6
Halloween
Xhejmi Li Kërtis i kthehet rolit të saj ikonik si Lori Strod, në përballjen finale me Majkëll Majers,
personazhi i maskuar që e ka ndjekur, që kur I shpëtoi për qime kërdisë së vrasjeve të tij natën e
Hellouinit, katër dekada më parë. Mjeshtri i horrorit, Xhon Karpentiër, producent ekzekutiv dhe konsulent kreativ i këtij filmi, në bashkëpunim me producentin më në zë kinematografik të kohëve të fundit, Xhejzon Blum (Get Out, Split, The Purge, Paranormal Activity).

Tituj të tjerë të disponueshëm: Halloween Ends
TANI VETËM NË SKYSHOWTIME.
FILM
Smile
Pasi përjeton një incident të çuditshëm traumatik me një pacient, Dr. Roza Koter (Sosi Bejkon)
fillon të përjetojë ndodhi të frikshme, që nuk arrin t’i shpjegojë. Pasi terrori mbytës fillon të
kaplojë jetën e saj, Roza duhet të përballet me të shkuarën e saj problematike, për t’i mbijetuar dhe
për t’i shpëtuar realitetit të saj të ri tmerrues.

FILM
TANI VETËM NË SKYSHOWTIME.
Paranormal Activity 2
Pasi përjeton ata që duken si një sërë dhunimesh të banesës, një familje vendos kamera sigurie
nëpër shtëpi, por kupton se gjërat që po ndodhin para syve të tyre janë më të kobshme se ç’duken.

Tituj të tjerë të disponueshëm:
Paranormal Activity 3,
Paranormal Activity 4,
Paranormal Activity: The Marked Ones

FILM
TANI VETËM NË SKYSHOWTIME.
The Black Phone
Fini, një djalë i turpshëm por i mprehtë 13-vjeçar, rrëmbehet nga një vrasës sadist dhe mbahet në
kurth në një bodrum me izolim akustik, ku britmat nuk e ndihmojnë aspak. Kur një telefon i shkëputur
në mur fillon të bjerë, Fini zbulon se mund të dëgjojë zërat e viktimave të mëparshme të këtij vrasësi. Dhe ata janë të vendosur që të sigurohen që ajo që u ka ndodhur atyre të mos i ndodhë Finit. Me kandidatin katër herë për çmimin Oscar®, Ithën Houk, në rolin më të frikshëm të karrierës së tij dhe me Mejzën Thejms në rolin e tij të parë në film artistik.

FILM
TANI VETËM NË SKYSHOWTIME.
Hitet e Hellouinit
The Purge
Nëse në një natë në vit mund të bëje çdo lloj krimi pa u përballur me pasojat, çfarë do të bëje? Në filmin The Purge, një thriller spekulues me në qendër një familje gjatë një nate të vetme, ku katër persona do të testohen për të parë deri ku do të arrijnë për të mbrojtur veten, kur bota e jashtme mizore hyn në shtëpinë e tyre. Në një Amerikë të goditur nga krimi dhe me burgje të mbipopulluara, qeveria ka sanksionuar një periudhë 12 orëshe vjetore, gjatë së cilës gjithë veprimtaritë kriminale, madje edhe vrasjet, bëhen të ligjshme.

Claire (BRYCE DALLAS HOWARD) in JURASSIC WORLD DOMINON, directed by Colin Trevorrow