Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se kërkesat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë kundër interesave të Hungarisë.
Orban ka thënë që sanksionet ndaj energjisë ruse do të nënkuptonin që ekonomia e Hungarisë do të ngadalësohej dhe pastaj do të ndalonte brenda pak çastesh.
Refuzimi erdhi pas Zelensky foli për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian, specifikisht për Orbanin, i cili konsiderohet si aleati më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, në Bashkimin Evropian.
Hungaria kufizohet me Ukrainën, dhe ka refuzuar që t’i furnizojë fqinjët e vet me armë, dhe ka refuzuar që furnizimi me armë i Ukrainës të kalojë nëpër kufirin e saj.
Orbani ka thënë që 85 për qind e gazit ukrainas, dhe 60 për qind e naftës vjen nga Rusia, dhe bllokimi i eksportit do të thoshte që Hungaria po e paguan çmimin e luftës.
Serbia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme evropiane që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë pas sulmit ushtarak në Rusi.
https://www.facebook.com/buducnostsrbijeavucic/posts/507530910960060