Orizare, përkujtohet Ismet Jashari, “Komandant Kumanova”

Në fshatin Orizare të komunës së Likovës, u përkujtua vepra e lavdishme e Ismet Jasharit, “Komandant Kumanova”.

Marketing

Në 20 vjetorin e rënies së tij, u përkujtuan shumë prej aksioneve dhe betejave të suksesshme kundër forcave serbe.
“Mirënjohje dhe respekt për gjithë ju që ndatë kohë ta nderoni veprën e komandantit tonë, njashtu shtuat edhe krenarinë familjes sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit” – tha Lirim Jashari, familjar i Komandant Kumanovës.

“Thesari më i çmuar i një populli janë dëshmorët e kombit, në veçanti për ne Komandant Kumanova, i cili me veprën e tij ka nderuar, familjen e vet, vendin e vet, ku ne gjendemi sot” – u shpreh Sadulla Duraku nga radhët e BDI-së.

“Të flasësh për veprën dhe historinë e Komandantit të shqiptarëve “Komandant Kumanova”, na duhen ditë të tëra, ndërkaq familja Jashari është familje më vete, me gjitha ato karakteristika që i përmban” – deklaroi Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Gjatë ditës së Hënë me fillim në ora 13:00, në Shkup, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar veprës së lavdishme të Ismet Jasharit “Komandant Kumanova”.

Marketing