“Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me Tatjana Temelkoskën, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup. Takimi i punës paraqet vazhdimësi të dialogut të rregullt dhe bashkëpunimit të mirë ndërmjet AZGJ-së dhe OSBE-së.
Përfaqësuesja e OSBE-së Temelkoska informoi se OSBE-ja do të sigurojë mbështetje të AZGJ-së në organizimin e sesionit, përkatësisht në trajnimin për përgatitjen e Planit strategjik shumëvjeçar për punë të AZGJ-së, e cila do të organizohet në tremujorin e dytë të vitit 2020 ndërsa do të sigurohen edhe publikime të OSBE-së të cilat do të dhurohen për rritjen e fondit të bibliotekës të cilin AZGJ-ja e ka në dispozicion.
OSBE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe me Trupin operativ ekzistues për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm ku drejtori Sela është anëtar, si dhe me trupin koordinues për përgatitje dhe ndjekje të implementimit të Strategjisë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm.
Drejtori Sela u falënderua për mbështetjen dhe theksoi se qëllimi i përbashkët është promovimi i dialogut ndëretnik dhe bashkëjetesës nëpërmjet gjuhëve dhe se AZGJ-ja edhe më tutje mbetet e hapur për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me OSBE-në.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.