OSBE-ja me raportin e parë për aktivitete dhe lëndët e PSP-së

Misioni i OSBE-së në Shkup sot do të paraqesë raportin e parë të përkohshëm mbi aktivitetet dhe rastet brenda kompetencave të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në prezantim u paralajmërua prezenca e ushtruesit të detyrës shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhefri Goldstin dhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Fjalim do të mbajë ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Mirjana Llazarova-Trajkovska, e cila do të flasë për PSP-në përmes prizmit të praktikës në gjykatat evropiane dhe standardet ndërkombëtare për një gjykim të drejtë.