OSBE kërkon zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.

Marketing

Përmes një njoftimi në Facebook, OSBE-ja thekson se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ‘fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve’.

“Takimi i kohëve të fundit në mes të hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi – si dhe shkëmbimet tjera të tyre – janë pozitive dhe ne inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

OSBE vlerëson se rasti Ivanoviq, është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot”, vijon reagimi i OSBE-së.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut më 16 janar të këtij viti, ndërkaq kryesit e veprës ende nuk janë kapur nga policia.

Marketing