Osimhen duhet të zgjedh mes PSG-s dhe Bayernit

Ylli i Napolit, Victor Osimhen pritet të jetë tema e nxehtë e merkatos së verës dhe fakti se po kërkohet nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, e detyron atë të marrë një vendim kyç.

Marketing

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 26 ndeshje për të ndihmuar skuadrën të jetë shumë afër titullit kampion.

Klubet kryesore evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij, derisa nga presidenti i Napolit, De Laurentins, ai vlerësohet me bmi 100 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

“Calciomercato”, raporton se PSG dhe Bayerni janë veçanërisht të etur për Osimhen, duke i lënë në dorë yllit të Napolit të vendosë se me cilin nga dy do të preferonte këto do të donte të bashkohej.

Ai thuhet se është tunduar nga gjigantët bavarez, duke pasur njëfarë dashurie për klubin, dhe kështu i ka vendosur ata në krye të listës së preferencave të tij.

Në Francë, ata kanë besim se agjenti i Osimhen tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG-në, por lojtari e ka lënë në pritje gjigantin e Ligue 1 ndërsa pret një lëvizje nga Bayerni.

Gjëja më e rëndësishme për momentin, megjithatë, është fitimi dhe festimi i Scudetto-s me Napolin.