Osmani-Jan Kop: Në zgjedhjet u konfirmua orientim euroatlantik i vendit

Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorin e Holandës në Maqedoninë e Veriut Dirk Jan Kop.

Marketing

“Me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop e konfirmuam orientimin euroalantik të vendit që u legjitimua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, ka shënuar në profilin e tij në Fejsbuk, Osmani.

Osmani në takim theksoi se me votën e tyre qytetarët kanë dhënë mesazh të qartë për atë çka presin, çfarë duan të jetë, si dhe ajo se kush duhet ta kryesojë Qeverinë e re.

“Mbetet që përfaqësuesit udhëheqës politik të sigurojnë shumicë stabile politike përmes të cilës do ta arsyetojnë këtë besim dhe do t’i realizojnë kërkesat legjitime të qytetarëve”, ka shënuar Osmani në Fejsbuk pas takimit me ambasadorin holandez Jan Kop.

Publiée par Bujar Osmani sur Jeudi 30 juillet 2020