Shefi i diplomacisë Bujar Osmani ka mbajtur fjalim në Forumin Strategjik të Bledit, transmeton TV21.
Ai foli për propozimin francez, që sipas tij bazohet në parimin që gjuha maqedonase do të jetë në kornizën negociuese pa asnjë shtesë.
Tregoi edhe për JO-të dhe PO-të e Maqedonisë së Veriut në procesin e ndryshimeve kushtetuese.
“Së pari, është mirë që Aleksandër Adam është me ne këtu, sepse ai është një nga arkitektët e të ashtuquajturit propozim francez. Ky propozim që solli marrëveshjen vitin e kaluar u bazua në disa parime.
Parimi se gjuha maqedonase do të jetë në kornizën negociuese pa asnjë shtesë dhe do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian pasi të jemi anëtar të BE-së.
Një JO e madhe për futjen e interpretimeve historike në udhërrëfyesit, klasteret, kapitujt e procesit negociues. Një JO e madhe për çdo debat rreth identitetit, gjatë procesit.
Por, një PO e madhe për të drejtat e komuniteteve, për të drejtat e pakicave, pavarësisht nga madhësia e tyre, sepse kjo është shenja jonë dalluese – Maqedonia e Veriut është e njohur për demokracinë e saj multietnike funksionale.
Pra, PO për amendamentet kushtetuese, PO për vendosjen e paketës më të gjerë të privilegjeve për të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe komunitetin bullgar, i cili në bazë të regjistrimit të fundit numëron rreth 3500. Ky është parimi mbi të cilin jemi bazuar. Ndonjëherë kur kemi interpretime të ndryshme mes nesh dhe Sofjes, themi: Le ta thërrasim Parisin dhe Aleksandër Adamin të na shpjegojnë, sepse këto janë parimet kryesore”, tha Osmani.