Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua propozimi francez me 68 vota PRO dhe asnjë kundër, përcjellë Klan M. Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar se për tu mbajtur konferenca ndërqeveritare e dytë, duhen ndryshime kushtetuese.
Osmani tha se ky është kompromisi që e kanë bërë për ta ruajtur gjuhën maqedonase dhe identitetin, ai gjithashtu tha se skriningu zgjat zakonisht 1 vit e gjysëm, kaq është periudha ku shteti duhet ti bëj ndryshimet kushtetuese, deklaroi Bujar Osmani.