Osmani: Këto ditë ka filluar të kthehet besimi me Bullgarinë

“Këto ditë, ne kemi filluar të kthejmë besimin, në hapa të vegjël dhe të mëdhenj, pasi ai u humb gjatë periudhës periudhës paraprake”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para mediave i pyetur për kontestin me Bullgarinë.

Marketing

Ai ka deklaruar, se këto janë hapat e parë për kthimin e mirëbesimit mes Shkupit dhe Sofjes, pasi siç thotë, ai u humb gjatë periudhës paraprake.

“Është a pamundur të gjendet zgjidhje në momentin e humbjes së besimit. Dhe ne duhet të punojmë të kthejmë besimin”, tha më tej Osmani, transmeton TV21.

I pyetur, se a pret ndryshim të qëndrimit të Qeverisë teknike në Bullgari sa i përket vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Osmani me përgjigje:

“Nuk mund të konfirmoj se qeveria teknike është e gatshme të ndryshojë qëndrim, por as se nuk është e gatshme të marrë një qëndrim sa i takon vetos”.

Marketing