Zaev: Nga 1 shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike

Komisioni për Sëmundje Infektive është ai që merr vendim, por unë do të doja që mësimi nga shtatori të jetë me prezencë fizike nëse gjendja me Kovid e lejon këtë, tha sot kryeministri Zoran Zaevi.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Samitit të parë kombëtar startap, Zaevi informoi se të hënën në orën 09.00 Shtabi duhet të mbajë takim në të cilin do të bëhen të ditur detajet për lehtësim të mundshëm lidhur me restorantet për dasma dhe mundësitë për prani në tribuna në salla dhe stadiume.

“Për shkollat kam qëndrimin tim. Por, gjithsesi, është me rëndësi si do të jetë gjendja nga fundi i gushtit. Megjithatë, unë personalisht jam për mësim me prezencë fizike. Mendoj se do të kemi gjendje të qëndrueshme dhe tani kjo, kur numrat janë ulur do të duhej të bazë e mirë për mësim me prezencë fizike. Nëse pastaj ka nevojë do të shkojmë me mbyllje apo masa të tjera”, tha kryeministri.

Marketing