Osmani në Uashington për Dialogun Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot nga Tokio udhëton për në Uashington, ku do ta udhëheqë delegacionin qeveritar në Dialogun Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon një proces të tillë të rëndësishëm me Shtetet e Bashkuara.

Marketing

Gjatë vizitës së tij në Uashington, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta bilaterale me përfaqësues të lartë shtetëror të SHBA-së, si dhe personalitete të njohura të sektorit civil dhe “think-tank” organizatave.

Marketing