Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot pati takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin plenar mes delegacioneve u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, me fokus në bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të NATO-s, me ç’rastë bashkërisht u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si garancë për zhvillimin e përgjithshëm dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Të dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe atë në kuadër të konsolidimit të agjendës euro-atlantike është në interesin e dyanshëm strategjik dhe në interes të rajonit si tërësi.
Ministri shqiptar i mbrojtjes, fillimisht u takua me homologen e tij Radmilla Shekerinska, si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.