Osmani për vizitë në Lubjanë dhe Zagreb

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot udhëton për vizitë zyrtare në Lubjanë, ndërsa të martën vazhdon për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Marketing

Osmani nesër do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Anzhe Logar. Në kuadër të vizitës në Slloveni janë paraparë takime edhe me Presidentin Borut Pahor dhe Kryetarin e Parlamentit slloven, Igor Zorçiç.

Nga Lubjana, të martën, Osmani do të udhëtojë direkt në Zagreb për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku përveç takimit me homologun, Ministrin e Punëve të Jashtme, Goran Grliq-Radman, do të realizojë takim edhe me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe disa takime në Parlamentin e Kroacisë.

Siç kumtoi MPJ-ja, vizita e shefit të diplomacisë në vendet e rajonit ndodhë në prag të vendimeve të rëndësishme për perspektivën evropiane të vendit, në pritje të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.