OSMANI: Perspektivat euro- atlantike të vendit janë të qarta

Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane dhe negociator kryesor politik Bujar Osmani, dhe Këshilltari i posaçëm për integrime euro- atlantike në Departamentin e Kryetarit të Qeverisë, dhe Zëvendës i negociatorit kryesor politik, Bojan Marçiq, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajtën takim të përbashkët me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës Vilem Vauter Plomp dhe ekipin e tij.

Marketing

Në takim u hapën tema lidhur me aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave aderuese, ku Zëvendëskryeministri Osmani potencoi edhe punën intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për negociata.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë në mënyrë intensive do të vazhdojë me procesin reformues, në veçanti në pjesën e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë dhe administratës si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pa i anashkaluar edhe reformat në të gjitha sferat tjera kyçe.
Bashkëbiseduesit në veçanti iu referuan referendumit të ardhshëm, ku Zëvendëskryeministri potencoi rrolin dhe përgjegjësinë e politikanëve, si dhe të çdo individi për marrjen e vendimeve në interes për ardhmërinë e Maqedonisë: “Perspektiva euro- atlantike e Qeverisë është i padyshimtë dhe i fuqishëm. Të gjithë ne në përgjithësi jemi përkushtuar implementimit të detyrimeve të marra, dhe jam i bindur se edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të marrin vendim të drejtë për ardhmërinë e vendit” – theksoi Osmani në takim.

Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu shpresë se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe mbështetja e sinqertë nga ana e Mbretërisë së Holandës për perspektivat tona euro- atlantike do të vazhdojnë në intensitet si edhe më parë, veçanërisht në këtë periudhë kyçë për ardhmërinë e vendit.