Osmani: Projekti i BDI-së për kryeministër shqiptar, ide mbipartiake

Projekti për Kryeministër shqiptar nuk është një ide ad hok e BDI-së, por një pjesë e rëndësishme e mozaikut të strategjisë së BDI-së për arritjen e barazisë së plotë, dhe duhet të përfundojë me rrëzimin e tabusë së fundit, vendin e fundit të rezistencës që komunitetet e tjera të pozicionohen, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Marketing

“Në këtë vend të gjithë jemi të njëjtë, secili ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë. Dhe nga këtu ideja është që të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar, kryeministër i barazisë i cili do t’i thyejë të gjitha stereotipat dhe tabutë që në këtë vend ka akoma vende ku shqiptarët nuk mund të kenë qasje”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo u paralajmërua që në vitin 2009 në kongresin e partisë kur Ali Ahmeti përmendi 12 pozicione në vend që janë të paprekshme për shqiptarët, duke përfshirë Avokatin e Popullit, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin e shtetit.

“E gjithë kjo është realizuar gjatë kësaj periudhe. Kishim gjithashtu edhe ministër shqiptar të Mbrojtjes, kryetar të Gjykatës Supreme dhe kryetar të parlamentit. Pra, është logjike që tani është koha të rrezohet edhe vendi i fundit i rezistencës ndaj paragjykimeve që ka një monopol etnik për çdo pozicion në qeveri. Ky është momenti, shqiptarët e ndjejnë këtë dhe mobilizohen masivisht. Kjo ide nuk është partiake por mbipartiake dhe projekt, dhe ne presim mbështetje nga të gjithë”, tha Osmani kur u pyet nëse ideja e një kryeministri shqiptar nuk është populizëm.

Ai pret mbështetje për këtë ide jo vetëm nga qytetarët shqiptarë dhe partitë politike shqiptare dhe organizatat, por edhe nga qytetarët dhe partitë maqedonase që nuk duan ta shohin vendin si një vend ku ka ende paragjykime dhe monopol etnik. Ai beson se ndërgjegjësimi për këtë po rritet në mesin e komunitetit maqedonas, sepse, thotë ai, të gjithë fituan duke emëruar një shqiptar për kryetar të Kuvendit, për Ministër të Punëve të Brendshme, Ministër të Mbrojtjes, kryetar të Gjykatës Supreme.

“Ky është proces për të cilin dilemat shprehen gjithnjë në fillim, ai refuzohet. Ne e patëm të njëjtën rezistencë për secilin nga projektet tona, patëm të njëjtin refuzim nga disa parti politike shqiptare, por në fund doli që ky shtet vetëm u bë më i fortë, më i bashkuar dhe më i unifikuar me gjithë rrëzimin e këtyre paragjykimeve”, tha Osmani.