Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët, i ndihmoi edhe Putini (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Channel 4 News, ku presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur si ish-ministër i propagandës të Sllobodan Millosheviqit.

Marketing

Osmani ka thënë se Kosova është këtu për të qëndruar, duke thënë se do ta mbrojnë vendin nga grupet terroriste.

”Kosova është këtu për të qëndruar përgjithmonë, sovraniteti territorial dhe demokracia. Në do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur Kosovën nga këto grupe terroriste”, ka thënë Osmani.

Ajo e ka akuzuar Serbinë për sulmin terrorist më 24 shtator, e pyetur se ”nga e di këtë“, Osmani ka përmendur arsenalin ushtarak të ushtrisë serbe që ishte në dispozicion të grupit terrorist.

“Policia e Kosovës është më profesionalja në rajon”, tha ajo teksa foli për propozimin që KFOR’i ta zëvendësojë policinë e Kosovës në veri.

“Së pari ata njerëz ishin të trajnuar nga ushtarakët serbë. Pastaj, armatimi, të cilën kishin përdorur ata njerëz, janë të prodhimit serb. Disa nga armët ishin të prodhuara në 6 javët e fundit”, tha, mes tjerash, presidentja Osmani.

Po ashtu Osmani, ka thënë se Kosova nuk është kundër serbëve të Kosovës, duke treguar se komuniteti serb ka veto në diçka çështje si ndryshimi i kushtetutës.

Më tutje, Osmani ka thënë se Serbia ndihmohet vazhdimisht nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ajo ka thënë se Kosova do të vazhdon të koordinohet me aleatët si SHBA-ja, BE-ja e Britania e Madhe për t’ia bërë të qartë se Serbia nuk do të kthehet kurrë në Kosovë.

https://www.facebook.com/watch/?v=3673723482851049