Osmani: Ta ruajmë qartësinë strategjike! (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i RMV, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit në intervistën e dhënë për A2 CNN në Tiranë, ka porositur që jo vetëm Maqedonia e Veriut, por i gjithë rajoni duhet ta ruaj qartësinë strategjike dhe të mos lejojë ndikimet nga forcat dashakeqe.

Marketing

“Cili është rreziku më i madh? Nëse në zgjedhjet e ardhshme, bileti europian nuk do jetë bileti fitues, sepse në RMV zgjedhjet janë fituar më garë se kush e sjell Europën më shpejt, për herë të parë mund të ndodh që të fiton një opsion politik që nuk e premton Europën fare dhe ky është rreziku më i madh. Sepse, atëherë gara e radhës do të jetë kush do të premton alternativë më të mirë nga BE dhe kjo do të ketë domino efekt edhe në Serbi, B&H, Mal të Zi… Për shkak se do thonë, nëse nuk shkoi mirë për RMV-në, pas gjithë atyre sakrificave, pse do shkonte për ne?!

Kryediplomati Osmani kujton se është alarm i fundit edhe për BE, por edhe për ne brenda Maqedonisë së Veriut, ta ruajmë qartësinë strategjike.