Pagat e profesorëve universitar në Maqedoni sillen prej 500-2000 euro

Është i madh dallimi tek rrogat e profesorëve në Maqedoni mes vetë fakulteteve, por edhe universiteteve. Hulumtimet tregojnë se fakultetet praktikisht ndahen në të pasur dhe të varfër, dhe kjo shprehet edhe në rroga. Disa profesor arrijnë rrogë deri 500 euro, ndërsa disa mbi 2000 euro, transmeton gazeta Koha, hulumtimin e portalit fakulteti.mk

Marketing

Ndryshimi i pagave mes universiteteve dhe fakulteteve i përket faktit se kush ka arritur të sigurojë mjete shtesë, që më së shumti varen nga numri i studentëve. Më shumë studentë, nënkupton më shumë para. Por, disa fakultete kanë më shumë harxhime, dhe paratë shkojnë aty, pa dallim se sa studentë kanë arritur të regjistrojnë.

Rroga mund të rritet, por deri ku është maksimumi?

Profesori Ivica Milevski nga Fakulteti matematiko-natyror nga Shkupi thotë se pagat në fakultetin e tyre, por edhe në fakultetin e Bujqësisë, Pylltarisë, lartë – poshtë një numër i madh i fakulteteve të Universitetit Shën Kirili e Metodi, janë në kufirin më të ultë.

“Paga e asistentit është 24-25.000 denarë, e docentëve 27-28.000 denarë, profesor me korrespodencë 30-32.000 denarë. Profesor i rregullt merr pagë 35.000 denarë. Kjo është paga bazë bashkë me ushqim dhe rrugë. Aq sa e di, në pjesën më të madhe të fakulteteve arrin deri 10/15 përqind plus kësaj. Por, ka tre – katër fakultete që kanë edhe më shumë. Kjo qëndron kështu pasi ka numër më të madh studentësh, nevoja për blerje të pajijeve të ndryshme dhe materialeve për punë është relativisht e vogël. Nuk kanë harxhime plotësuese në aspekt të hulumtimeve në terren, pajisje laboratorike sic i duhen për shembull atyre në Fakultetin Matematiko-Natyror”, thotë Milevski.

Dekani i Fakultetit Filozofik në Shkup, Rako Duev, sqaron se pagat e profesorëve në Maqedoni, që janë ndër më të ulëtat në Evropë, përcaktohen në bazë të gradës së arsimimit.

“MASH përcakton pagë më të madhe për arsim të lartë (për shembull, paga më e madhe është për profesor të rregullt që paraqet 35.000 denarë). Fakultetet janë të kufizuara me mjetet për pagat”, ka thënë mes tjerash Duev./koha.mk/

Marketing