Pagat për universitetet/ Xhaferi: Nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive para zgjedhjeve

Kryeministri Talat Xhaferi, deklaron se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, për shkak se janë shpallur zgjedhjet. Ai sqaroi se universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” i cili është i vetmi universitet me të cilin është nënshkruar marrëveshja që mundësoi rritjen e pagave, e ka dorëzuar kërkesën për marrëveshje kolektive që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Marketing

“Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në parlament ka dorzuar kërkesë për marrveshje kolektive me date 11.11.2020, pason koha e zgjedhjeve në pranverë të vitit 2021 sipas kodit zgjedhor neni 8A në periudhë zgjedhore është e ndaluar mes tjerash nënshkrimi i marëveshjeve kolektive qofshin të përgjithëshme ose individual”, tha Talat Xhaferi.