Pagëzohet Princi Louis, për herë të parë foto familjare

Princi Louis, djali më i vogël i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, vetëm 11 javësh, është pagëzuar gjatë një ceremonie private nga kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby, në “Chapel Royal” të pallatit “St. James”.

Marketing

Mes të ftuarve, sigurisht nuk mund të mungonin të sapomartuarit, Duka dhe Dukesha e Sussex. Megjithatë, Mbretëresha dhe Duka i Edinburghut nuk morën pjesë, kjo për shkak të një vendimi “të marrë kohë më parë” e jo për arsye shëndetësore, siç theksuan nga “Buckingham Palace”.

Mbretëresha 92-vjeçare ka qenë duke u kthyer nga Norfolku këtë të hënë dhe përpara ka një javë të ngjeshur, me festimet që do të shënojnë njëqindvjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Mbretërisë gjatë së martës, e më tej me vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump, në “Windsor”, të premten.

Princi Louis ishte në gjumë teksa mbërriti në ceremoni, në krahët e së ëmës. Motra dhe vëllai i tij, Princi George dhe Princesha Charlotte ecnin pak më mbrapa tij, duke shtrënguar duart e babait të tyre, Princit William.

Kjo është hera e parë, që Duka dhe Dukesha e Cambridge janë parë së bashku me të 3 fëmijët e tyre, si një familje prej 5 anëtarësh.

Princi Louis do të ketë 6 kumbarë, të cilët janë Nicholas van Cutsem, Guy Pelly, Harry Aubrey-Fletcher, Lady Laura Meade, Hannah Carter dhe Lucy Middleton. Që të gjithë këta janë miq ose familjarë të dyshes së Cambridge, të cilët edhe në të kaluarën kishin zgjedhur miq e të besuar si kumbarë të Princit George apo Princesësh Charlotte.