Deputetët në pjesën e pasdites nga puna e seancës së 98-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut diskutuan për propozim ligjin për tatimin e vlerës së shtuar dhe për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, të dyja në lexim të parë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas përfundimit të debatit të përgjithshëm për propozim ligjin për punësim dhe sigurim në rast papunësie në lexim të parë, e ndërpreu punën e seancës dhe votimin e ka shtyrë për nesër, sepse siç tha, nuk ka kuorum për shkak punës në shumë komisione.
“Këtu e ndërpres punën me këtë seancë. Me të njëjtën do të vazhdojmë nesër në orën 11:00. Pas përfundimit të seancës së 98, në të cilën duhet të votohet pakoja e ligjeve sociale, nesër vazhdon me seancën e 93 të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.
Lidhur me propozim ndryshimet e ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, deputetët nga VMRO-DPMNE-ja, thanë se do t’i mbështesin të gjitha vendime ligjore ka ka ulje të TVSH prej 18 në 5 për qind, edhe pse siç thanë, bëhet fjalë vetëm për një ulje dhe për ilaçet e mjekësisë veterinare.
Sipas tyre vendosja e tatimit sheshtë ka dhënë efekt, ndërsa tatimi progresiv për fat të keq vetëm e ka rritur largimin e kuadrove nga vendi.
Pas këtyre propozim vendimeve ligjore deputetët do të prononcohen në vazhdimin e seancës së nesërme.