Pamje mahnitëse nga dasma e këngëtares së famshme

Edhe një këngëtare i dha fund beqarisë duke u martuar me të dashurin e saj.

Marketing

Është fjala për Ellie Goulding e cila më në fund u martua.

Ajo shihet shumë e lumtur krahë burrit të saj.
Ellie Goulding dhe Caspar Jopling kanë publikuar foto brenda ceremonisë së tyre martesore.

Këngëtarja, 32- vjeçare dhe burri i saj, 27 vjeçar, kurorëzuan dashurinë e tyre me një aheng madhështor, me shpenzimet që kapin shuma marramendëse, shkruan Daily Mail.

Dyshja bëri ceremoninë zyrtare në katedralen e York Minster të shtunën me shumë yje të ftuar, duke përfshirë Katy Perry dhe Orlando Bloom, James Blunt dhe Sarah Ferguson, për të zhvendosur më vonë ahengun në Castle Howard.

Fotografitë e mrekullueshme dëshmojnë se nusja ka ndërruar katër fustane të pabesueshme nusërie gjatë ditës së saj më të veçantë.

Një një fotografi tjetër shihet Ellie duke shkëmbyer një puthje pasionante me Casparin jashtë shtëpisë gjatë prerjes së tortës, ndërsa më të dashurit dhe miqtë e tyre shikonin.

Veshja e nuses thuhet se ka marrë më shumë se 640 orë për të bërë dhe paraqiti inicialet e çiftit të qëndisura në vello dhe jakë.

Ellie gjithashtu ftoi kompozitorin e saj të pëlqyer, Ola Gjeilo, të Norvegjisë për të performuar në shërbim, krahas korit të universitetit “Royal Holloway” të Londrës.
Vetëm për lulet ajo ka shpenzuar 20 mijë dollarë.

Në cermoni u lëshuan hitet e grupit të famshëm të viteve 90-të Spice Girls.
‘Këtë fundjavë u martova me dashurinë e jetës sime, në vendin e Zotit, e rrethuar nga njerëzit që unë i dua.

Ndihem mirënjohëse. Faleminderit përjetësisht për të gjithë të përfshirë në një ditë kaq të veçantë për ne.

Unë kurrë nuk do ta harroj përkrahjen dhe bujarinë tuaj.

Të dytë, ju dërgojmë kaq shumë dashuri dhe përqafime’, është shprehur këngëtarja pas dasmës.

Marketing