Pamje nga apartamenti luksoz që Messi bleu në Miami para transferimit në MLS

Lionel Messi thuhet se e ka gjetur tashmë një shtëpi të re luksoze përpara lëvizjes së tij në Inter Miami.
Një apartament me vlerë të paktën 7.2 milionë funte (8.3 milionë euro) thuhet se është blerë nga argjentinasi në vitin 2021.

Marketing

Kulla e mrekullueshme e dizajnit Porsche, e përfunduar në 2017, ndodhet në plazhin Sunny Isles në Miami.

E markuar nga prodhuesi gjerman i supermakinave me të njëjtin emër, ndërtesa krenohet me tre ashensorë makinash që lejojnë banorët të parkojnë automjetet e tyre në të njëjtin kat me suitën e tyre.