Pamje të rënda, qytetarët e Venezuelës ikin nga shtëpitë

Bregu verior i Venezuelës është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballë të Rihterit, që është ndier në pjesën jugore të Karaibeve. Si pasojë e dridhjes së tokës, nuk raportohet për viktima.

Marketing

Ndërkaq banorët e qytetit Karakas, janë filmuar duke ikur nga shtëpitë e tyre me shpresë se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Ekspertët konsiderojnë se ishte tërmeti më i fuqishëm që ka prekur Venezuelën që nga viti 1900, kurse momente paniku te qytetarët janë filmuar në lagje të ndryshme të qytetit Karakas.

Megjithatë, epiqendra e tërmetit ishte shumë thellë në tokë dhe kjo ka bërë që të mos ketë dëme të mëdha materiale, përveç dëmtimit të disa shtyllave elektrike dhe disa objekteve.


Marketing