Pandemia shtyn sërish premierën e filmit të ri të James Bond

Shtyhet për herë të dytë shfaqja e filmit të ri të spiunit më të famshëm, James Bond.

Marketing

Premiera e filmit “No time do die” u shty për herë të parë nga muaji prill në nëntor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë kompania prodhuese ka vendosur ka vendosur ta shtyjë për në prill 2021 shfaqjen e tij duke thënë se ai meriton të shihet nga një audiencë botërore.

“E kuptojmë që fansat tanë do të mbeten të zhgënjyer, por po shohim mundësinë që ta ndajmë filmin e ri vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“No time to die” është seria e 25 e serisë Bond dhe shënon shfaqjen e fundit të aktorit Daniel Craig në rolin e agjentit sekret 007.

Trailer-i i filmit dhe kënga e Billie Eilish tashmë janë publikuar pasi këngëtarja ka nxjerrë dhe klipin pa e ditur se premiera e filmit do të shtyhej sërish.