Young Zerka publikon këngën e re

Reperi shumë i dashur nga shqiptarët Young Zerka ka publikuar projektin e ri muzikor.

Young Zerka kishte paralajmëruar në llogarinë e tij në Instagram këngën e re disa javë më parë.

“Konflikt” quhet kënga e tij e fundit, të cilës i ka bashkangjitur edhe video klipin.

Reperi është shumë aktiv në skenën e muzikës ku sjell projekte të reja gjatë vitit.

Marketing

Tekstin dhe melodinë e ka bërë Young Zerka në bashkëpunim me Fifin, me regji nga Cekic Beats.