Papa Françesku, myslimanëve: Jemi të ndryshëm, por…

Papa Françesku dha një videomesazh të premten ku promovoi tolerancën, përfshirjen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në përvjetorin e dytë të iniciativës paqësore myslimano-katolike.

Marketing

Vatikani publikoi mesazhin për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vëllazërisë, një celebrim i dizajnuar nga Kombevet e Bashkuara për ndërbesimin dhe mirëkuptimin multikulturor.

“Vëllazëria është njëra prej vlerave themeltare dhe universale që duhet t’i forcojë lidhjet midis njreëzve, në mënyrë që të përvuajturit dhe të disavantazhuarit të mos ndihen të përjashtuar apo të harruar, port ë pranuar dhe të përkrahur si pjesë e një familjeje njerëzore”, ka thënë Papa Françesku.

“Ne jemi motra dhe vëllezër. Në një shpirt vëllazëror të cilin e ndajmë bashkë, të gjithë ne duhet të punojmë në promovimin e kulturës së paqes e cila inkurajon zhvillim të qëndrueshëm, tolerancë, përfshirje, mirëkuptim të ndërsjellë dhe solidaritet”.

Sipas Françeskut, pavarësisht përkatësive fetare apo të tjera, të gjithë jetojnë nën një parajsë të njëjtë dhe janë të barabartë, dhe pandemia e ka vërtetuar këtë.

“Ne të gjithë jetojmë nën qiellin e njëjtë, pavarësisht se ku dhe si jetojmë, apo pavarësisht ngjyrës së lëkurës, fesë, grupit social, gjinisë, moshës, gjendjeve ekonomike apo asaj shëndetësore”, ka thënë Papa Françesku.

“Të gjithë ne jemi të ndryshëm por megjithatë të barabartë, dhe kjo periudhë e pandemisë e ka dëshmuar këtë qartazi.”

Marketing