Papagalli imiton alarmin, fqinjët telefonojnë zjarrfikësit

Departamenti i zjarrfikësve britanikë kanë nxituar në drejtim të një shtëpie për të shuar zjarrin, vetëm për të zbuluar se në të vërtetë fajtori ishte një papagall që imitonte tingullin e alarmit.

Marketing

Banorët aty thanë se nuk e panë zjarrin në banesë, por meqë e dëgjonin “alarmin” pa u ndalur, i kanë telefonuar zjarrfikësve.

“Ajo çka gjetën aty sigurisht se i bëri të qeshnin, meqë ishte alarm i rremë dhe se nuk kishte zjarr, dhe pavarësisht të gjithave ishin të lumtur që pronari i shtëpisë dhe dy papagallit e tij Jazz dhe Kiki ishin të padëmtuar”, deklaroi njëri prej zjarrfikësve.

Ndërkaq, pronari i shtëpisë, Steve Dockery, tregoi se papagalli Jazz është ai që duhet fajësuar për tingullin e alarmit, duke thënë se e kishte adoptuar për t’i bërë shoqëri Kikit para një viti dhe shumë shpejt e kishte zbuluar se ai kishte talente.

“I pëlqen të bëjë imitime. E bëri tingullin e alarmit të zjarrit aq mirë se i telefonuan zjarrfikësve”, deklaroi Dockerty duke qeshur.

Marketing