Moti do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të paqëndrueshmërisë me shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 28 deri 36 gradë. UV indeksi do të jetë tetë.
Në Shkup, mot me diell dhe më i freskët me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në disa lugina do të ketë paraqitje të shiut të lehtë afatshkurtër. Temperatura minimale do të bie në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.
Për shkak të lëshimit të masës më të ftohtë ajrore nga veriu e shoqëruar me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar veriperëndimore nesër dhe në ditët në vijim temperatura ditore do të ulet për disa gradë. Nga e shtuna vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm, përveç të hënën kur pritet paraqitje e shiut afatshkurtër lokal.