Parashikimi i motit

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë.

Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri 37 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë, me rritje të temperaturës ditore. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.