Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë vranësira të shtuara dhe në rajonet veriperëndimore malore do të ketë kushte për reshje të shkurta të rrëmbyeshme të shiut, diku-diku me bubullima të rralla.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri 38 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare, më të shumta në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 37 gradë.

Në ditët në vijim paso periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të nxehtë. Temperaturat ditore do të jenë në rritje. Posaçërisht nxehtë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme kur temperaturat përgjatë Vardarit diku-diku do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.