Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor përgjatë Vardarit.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 2 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë minimale -3 ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 9 gradë Celsius.

Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe i thatë, përkohësisht me periudha më të gjata të diellit. Në mëngjes do të jetë më ftohtë.