Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë deri në 23 gradë celsius

schedule07:17 – 26 Prill, 2021

Sipas MeteoAlb mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në Verilindje të vendit.

Orët e pasdites vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Marketing

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 6°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë territorin e Kosovës do të diktojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës..

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i motit të kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa reshje.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë Europën Jugore, qendrore si dhe ishujt Britanikë e Vendet Nordike. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Europa Lindore vijojnë të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut, shoqëruar herë pas here me stuhi ere./abcnews.al/

Marketing