Parashikimi ‘i zi’ i ekspertit të CIA-së për referendumin në Maqedoni

Ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, David Kanin shprehet me skepticizëm rreth marrëveshjes për emrin mes Athinës dhe Shkupit.

Marketing

“Unë jam i shqetësuar se problemi i Maqedonisë do të dështojë në Greqi. Mendoj se qeveria e Maqedonisë do të jetë në gjendje që të ketë sukses me referendumin dhe nga ana e saj ta nënshkruajë marrëveshjen, por nuk jam shumë i sigurt për Greqinë. Opozita greke mund ta hedhë poshtë.

Dy proceset do të ndikojnë tek njëri tjetri për shkak të nevojës së BE-së për sukses, për shkak të paqartësisë së qëndrimit amerikan, sespe i jep mundësi Rusisë të manovrojë në dy pjesët e rajonit ka mjaft hapësirë të veprojë në dy pjesët e rajonit, si edhe në Bosnnje, por gjithçka është disi e papërcaktuar dhe përsa kohë që këto diskutime të vazhdojnë, kjo gjendje do të vazhdojë, theksoi Kan për Zërin e Amerikës, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Ai thekson se cështja e Maqedonisë është tejet e rëndë dhe kritike.

“Parashikimi im është që në fund të fundit nuk do të kemi shumë ndryshim për Kosovën, që ky diskutim do të shkojë deri në një farë pike dhe pastaj do të fillojë të zbehet. Mendoj se çështja e Maqedonisë është shumë më kritike sepse atje ose do të kemi ose nuk do të kemi ratifikim marrëveshjeje. Me Kosovën, diskutimi i ndarjes, shkëmbimit të territoreve, mund të vazhdojë deri në një farë kohe, të zbehet dhe pastaj të vazhdohet me të njëjtën situatë. Por me Maqedoninë meqë ka pasur një marrëveshje mes dy vendeve, nëse ajo dështon do të ishte shumë më serioze”, thekson ekperti amerikan.