Parashikohen grupet e Ligës së Kampionëve, Real Madridi e Liverpooli në grupin e vdekjes

Të enjten do të hidhet shorti për fazën e grupeve të edicionit 2019/20 të Ligës së Kampionëve,
ku të gjitha klubet pjesëmarrëse do të tentojnë t’i shmangen grupit të vdekjes.

Marketing

Shorti për fazën
grupore të edicionit të ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve do të hidhet më 29
gusht në Monaco, dhe aty mund të përcaktohen dy grupe shumë të forta, apo siç
njihen “grupe të vdekjes”, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi 32 ekipe do të vendosen në katër vazo para se
të hidhet shorti, 26 prej të cilave janë kualifikuar përmes ligave, ndërsa
gjashtë të tjera kualifikohen përmes fazës play-off.

Në vazon e parë ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi
i Evropa Ligës Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore evropiane.

Vazoja e dytë përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të
lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham. Vazot tre
dhe katër do të vendosen në bazë të koeficientit të UEFA-s. Ndër këto klube janë
edhe Interi dhe Valencia.

The Sun mori pjesë në një simulim të shortit për fazën e
grupeve të Ligës së Kampionëve. Rezultati i këtij shorti solli lajme të këqija
për Real Madridin e Liverpoolit, të cilët u bënë pjesë e grupit të vdekjes.

Sipas këtij parashikimi, Tottenhami do të jetë sërish në
grup me Barcelonën, ndërsa Juventusi do të përballet me Atletico Madridin në
Grupin C.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve do ta zhvillohen më 17
dhe 18 tetor, ndërsa të fundit do të zhvillohn më 10 dhe 11 dhjetor.