Zaev para Këshillit të ambasadorëve: Fokus maksimal për datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov kanë pasur fjalim në takimin e punës me Këshillin e ambasadorëve që në organizim të MPJ-së mbahet në Klubin e deputetëve në Shkup.

Marketing

Në takimin me temë “BE perspektiva e Republikës së Maqedonisë së Veriut” në prag të Këshillit të BE-së në tetor”, kryeministri Zaev para të pranishmëve ambasadorë dhe ushtrues të detyrës nga Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të RMV-së, ka shprehur pritshmëri se BE do të vlerësojë rezultatet e arritura në vend në plan të brendshëm dhe të jashtëm dhe sipas sistemit të meritave do të sjell vendim pozitiv për fillim të negociatave për vendin me Unionin.

Zaev ka porositur para të pranishmëve që “të vazhdohet të ndërtojmë miqësi” dhe secili të jep mundin maksimal në ndryshimet historike pozitive që ndodhin në shtet.

“Shanset të marrim vendimin e shumëpritur pozitiv për fillim të negociatave me BE-në janë reale, ndërsa ky do të jetë motiv i fuqishëm për qytetarët, institucionet dhe shtetin të vazhdojnë të hapërojnë përpara drejt botës bashkëkohore. Përfitimet për qytetarët nga procesi integrues me NATO-n dhe lëvizjet në integrimet evropiane veçmë ndjehen, kemi rezultate të mira ekonomike dhe ata vetëm do të rriten. Politikat e bashkëpunimit me fqinjët në plan të jashtëm edhe me opozitën në plan të brendshëm poashtu japin rezultate dhe ne si Qeveri edhe krahas Raportit pozitiv të BE-së për reformat e zbatuara do të vazhdojmë të japim argumente të reja si shtet dhe qytetarë se vendi jonë është në BE dhe NATO. Si Qeveri kemi krijuar të gjitha kushtet për funksionim të shtetit juridik dhe presim epilog efikas gjyqësor në gjitha rastet lidhur me dyshimet për korrupsion, përfshirë edhe rastin aktual pasi me çështjen me korrupsionin përballet e gjithë bota dhe ajo që është me rëndësi është nëse dhe si shteti mund të përballet me dukuri të tilla. Poashtu pres me dy të tretat e shumicës të votohet edhe Ligji për Prokurori publike ku zhvillohen bisedime me opozitën që të sigurohet konsensus i nevojshëm. Prandaj apeloj për kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim në një nga vitet më të rëndësishëm për perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë mes tjerash kryeministri Zaev, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në bisedimet me të pranishmit ka rikujtuar në Raportin e KE-së ku janë potencuar rezultatet e arritura, veçmas shkalla e lartë e implementimit të reformave të planeve 18 dhe 369 përfshirë edhe progresin e arritur në sferat kyçe reformuese, definitive në konkluzat e Këshillit Evropian.

“Kemi progres të njohur e cila tregon se meritojmë, pastaj vlerësim të qartë se jemi të gatshëm për fillim të negociatave, por atë vlerësim patjetër ta përçojmë deri te secili vend anëtarë, deri te secila metropol e BE-së dhe t’i bindim të gjithë, me qëllim t’i sigurojmë vendit konsensusin e nevojshëm për progres në integrimet evropiane”, ka thënë Osmani.

Ministri Dimitrov nga ana tjetër ka ftuar në koordinim maksimal dhe përkushtim në këto një muaj e gjysmë të fundit deri te Këshilli i BE-së.

Në takimin e punës, qëndron në kumtesë, kanë diskutuar edhe ambasadorët e pranishëm dhe ushtrues detyre të Përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut ku janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale politike.