Partia e ish-kryeministrit që u vra fiton zgjedhjet në Japoni, rezultati historik

Japanese former Shinzo Abe speaks for his party member candidate of the House of Councillors Election near Yamato Saidaiji Station in Nara Prefecture on July 8, 2022, just seconds before he is shot. ?? 67-year-old Abe has reportedly been shot in the chest and he has been in a state of cardio-respiratory arrest. ( The Yomiuri Shimbun via AP Images )

Partia Konservatore e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik, dy ditë pas ekzekutimit së tij.

Marketing

Rezultati befasues duket se është ndikuar nga atentati që iu bë Abe, teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral në kuadër të zgjedhjeve që u zhvilluan sot.

Numërimi paraprak i votave tregoi se Partia Liberale Demokratike qeverisëse është në rrugën e duhur për të siguruar një koalicion prej të paktën 143 vendeve në dhomën e sipërme prej 248 anëtarësh.

Në vazhdën e vrasjes së ish-kryeministrit, votimi i së dielës mori një kuptim të ri, ku të gjithë liderët politikë theksuan rëndësinë e fjalës së lirë dhe zotimin e tyre për të mos u tërhequr nga dhuna kundër demokracisë.

Edhe pas dorëheqjes si kryeministër në vitin 2020, Abe ishte shumë me ndikim në LDP dhe kryesoi fraksionin e saj më të madh. Mungesa e tij mund të ndryshojë balancën e pushtetit në partinë që ka qeverisur pothuajse pandërprerë Japoninë e pasluftës që nga themelimi i saj në vitin 1955, thonë ekspertët.