Partitë shqiptare lavdërohen me të arriturat e BDI-së

Fushata ka nisur në ndërkohë që disa parti shqiptare vazhdojnë që meritat e të tjerëve t’i përvetësojnë si të tyret.

Marketing

Në dy deceniet e fundit ka patur vetëm një parti fund e krye Pro Evropiane dhe Pro SHBA,dhe ajo ka qenë BDI e cila ka qenë në luftë të ashpër me forcat maqedonase herë pro serbe,herë pro ruse dhe disa madje kundër politikave Perëndimore që e çuan vendin në humnerën politike informon TetovaSot.

Në këtë fushatë tashmë kanë dalë partitë shqiptare që proklamohen përmes të arriturave të BDI së .Kjo e fundit ka qenë për kaq kohë në pushtet në momente shumë të rënda por shkaku i linjës pro perëndimore e çoi Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt NATO-s dhe hapjes së negociatave me BE në në një luftë të pa kompromis kundër vetë partnerëve të koalicionit.
Partitë tjera shqiptare gjithësesi se kanë qenë në po të njëjtën linjë por në opozitë ata kanë qenë jashtë këtyre zhvillimeve të mëdha.Kanë qenë mbështetës por jo protagonistë .Në frontin e madh ka qenë Ali Ahmeti që ka drejtuar vendin me partnerë të ndryshëm që kanë qenë e kundërta e këtyre proceseve.Ali Ahmeti më parë nuk lejoi ndarjen e Maqedonisë pikënisja e këtyre proceseve në vszhdim dhe më pas luftoi në politikë në shumë fronte kundrejt partnerëve të koalicionit ndër vite që ishin me bllokun lindorë më shumë se properëndimor.Të tjerët ishin spektatorë të zhvillimeve të mëdha që sollën vendin në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Madje Ish Kryeministri Vlado Buçkovski, me vlerësim ndaj politikave të qeverisjes aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke venduar theks të veçantë mbi politikat e BDI-së u shpreh kohë më parë se të gjithë maqedonasit e veçanërisht ata të LSDM-së duhet të jenë realist, pasi pa BDI nuk do të kishte qeveri.

Nëse BDI do përcaktohej të vazhdonte qeverisjen me fituesin e zgjedhjeve të fundit ,pra me VMRO-NË, atëherë proceset do ishin në vendnumëro.Nuk do kishte as Marrëveshje të Prespës,as ndryshim të emrit dhe as NATO.Maqedonia do hynte në një rrugë të errët dhe kaosi politik do vazhdonte.

“BDi e prishi parimin “fitues me fitues”. Mundemi ne tani të bëjmë mit, Bejli ka bërë presion, Rikeri ka bërë presion nuk e di kush është lajmëruar, Trump është lajmëruar, Obama është lajmëruar, por në rast të fundit, kjo është politikë reale. Pa BDI nuk do të kishte me 49 deputetë, pavarësisht kush është lajmëruar,” u shpreh Buçkovski duke treguar rolin dhe përcaktimin e BDIsë në formimin e qeverisë me LSDM për t’i hapur rrugë proceseve të mëdha politike ,ato që partitë shqiptare mundohen t’i paraqesin si të arritura të tyre me atë pak forcë politike që kanë patur.

Bashkësia ndërkombëtare e vlerëson lartë kontributin e BDI-së për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

“Kjo është meritë e tyre që çmohet nga bashkësia ndërkombëtare, se sa nga ne bile as nga LSDM-ja” u shpreh Buçkovski duke folur për rolin kyç të BDI së.

Por këto zhvillime të mëdha natyrisht se nuk kanë një protagonist ,sepse BDI si një shkollë politike ka arritur të ketë disa figura kyçe në vendimmarrje dhe aktorë kryesorë .Njëri ndër t’a është Bujar Osmani Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane.Po të shikohet me vëmendje ai ka qenë protagonisti kryesorë i këtyre zhvillimeve të mëdha që çuan vendin në një progres të madh.

Lëvizja BESA së fundmi do të përvetësojë të arriturat e Bujar Osmanit vetëm pse ka bërë një koalicion me partinë maqedonase kur dihet se ndryshimet e mëdha i bën partia në pushtet dhe dy deceniet është BDI që ndodhet aty për shkak të mbështetjes tek shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Lëvizja BESA e cila ka hyrë në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit ka nisur të lavdërohet me punët e zv/kryeministrit të BDI-së, Bujar Osmanit, përcjell TS.

Integrimi, Anëtarësimi në NATO dhe Negociatat me BE-në janë kryesisht meritë e BDI-së, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit.

Anëtarësimin në NATO edhe ish kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka shprehur hapur qëndrimin e tij se Maqedonia u bë pjesë e NATO-së falë politikave të Ali Ahmetit atë kohë kur të tjerët mbanin linja të ndryshme antiperëndimore.