Jamie Shea: BE të mos e pranojë Serbinë pa e zgjidhur problemin me Kosovën

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, Jamie Shea thotë se nëse bisedimet Beograd-Prishtinë përparojnë, do të jetë më e vështirë për anëtarët e BE që kanë mbajtur peng njohjen e Kosovës, sikurse edhe për qëndrimin e Rusisë.

Marketing

Në një intervistë ekskluzive për Kosovapress, Shea thotë se nëse fqinjët e Kosovës të gjithë e njohin Kosovën dhe jetojnë të lumtur përkrah saj, atëherë si mund të refuzojnë disa vende të BE-së që janë duke e bërë këtë? Sipas tij, çelësi i shumë problemeve është që BE-ja të mos i japë Serbisë anëtarësimin derisa të zgjidhë problemin e saj me Kosovën.

Marketing