Pas 40 viteve, Shkupi me studim të ri për optimizimin e transportin publik

Qyteti i Shkupit sot nënshkroi marrëveshje për përgatitjen e Studimit për optimizmin e rrjeteve të linjave të autobusëve të transportit publik në Shkup. Nevoja për një studim të këtillë u imponua pasi që rrjeti aktual i linjave sipas të cilave është i organizuar transporti publik me autobus në Shkup është bërë në bazë të një studimi që daton saktë 40 vjet më parë – që nga viti 1981.
– Siç veç më e dini, 2 vjet më parë me kredi në lartësi prej 10 milion euro të siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Qyteti i Shkupit dhe NQP blenë 33 autobusë ekologjikë. Në kuadër të këtij projekti, BERZH gjithashtu siguroi mbështetje teknike përmes grantit nga mjete të pakthyeshme për përgatitjen e Studimit për optimizmin e rrjeteve të linjave të autobusëve në transportin publik. Përmes procedurës së hapur publike, e kryer nga BERZH, është zgjedhur konsorciumi midis kompanisë izraelite ROM Transport dhe anglezja GSTC LTD me ofertë në shumën prej 322,530 euro. Kjo ofertë u zgjodh si më e mira nga 17 oferta nga organizata të njohura botërore konsulentë në fushën e transportit. Bëhet fjalë për kompani jashtëzakonisht me përvojë dhe me renome që kanë kryer studime të tilla për nevojat e transportit publik në qytetet e Izraelit, Britanisë së Madhe, Rumanisë, Lituanisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së, qytete në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, si dhe qytete në ish-Bashkimi Sovjetik, nga Amerika e Jugut dhe të tjerë – tha krytari Petre Shilegov, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai shtoi se duke pasur parasysh se sa ka ndryshuar qyteti në këto 40 vjet si për nga popullsia ashtu edhe për nga zhvillimi urban, përgatitja e këtij studimi të ri, i ashtuquajturi BRS (Bus Restructuring Study), me ndihmën e të cilit do të kryhet riorganizim i plotë i rrjetit të linjave të autobusëve, është më se i nevojshëm.
– Këtu qëndron arsyeja e rënies së vazhdueshme të atraktivitetit të transportit publik në Shkup, e me këtë është ulur edhe numri i udhëtarëve për disa herë që përdorin shërbimet e NQP dhe transportuesve privatë, në llogari të rritjes së përdorimit të veturave që e bën sistemin e transportit publik të paqëndrueshëm. Nga ky studim pres që të ofrojë zgjidhje të reja për sistemin e transportit publik që do të rrisë popullaritetin e tij, gjë që besoj do të çon pa dyshim në rritjen e numrit të udhëtarëve që përdorin transportin publik, duke e bërë transportin individual të automjeteve më pak tërheqës ndërsa tnasportin publik më të qëndrueshëm – theksoi Shilegov.
Ky studim, shpjegoi ai, do t’u ofrojë qytetarëve linja të reja autobusësh, sistem të avancuar të pagesës dhe orar vozitës të përmirësuar që do të jetë plotësisht në përputhje me nevojat e mobilitetit të qytetarëve në periudha të ndryshme të vitit, fundjavave, ditëve të festave.
-Në mënyrë plotësuese, studimi do të përfshijë 2 itineraret e transportit të shpejtë me autobusë BRT, me skenarë alternativë me një itinerar dhe pa këto itinerare për periudhën para lëshimit të tij në përdorim. Korniza kohore e parashikuar për realizimin e këtij projekti është 12 muaj, gjegjësisht studimi duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2022. Prej këtu, jam i bindur që në më pak se 2 vjet bashkëqytetarët tanë do të mund të i ndiejnë plotësisht përfitimet nga organizimi i ri i transportit publik në Shkup, ndërsa me implementimin e sistemit BRT besoj se mund të mburremi se kemi transportin më të mire të organizuar publik në rajon, por edhe më gjerë – tha sot kryetari Shilegov.
Sipas Moshe Hirsh, menaxher gjeneral i ROM Transportejshën, kompania e tyre në 15 vitet e fundit ka realizuar më shumë se 80 projekte në të gjithë botën, dhe tani janë para një sfide të re që të dëshmohen.

Marketing