Pas arratisjes së Gruevskit, MPB asgjë si lë rastit

Pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, Ministria e Punëve të Brendshme nuk i lë asgjë rastit. Sipas informatave jozyrtare të 1TV, kjo është arsyeja pse dy ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin ‘Titanik 2’ që ka të bëj me parregullsitë zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale 2013, njësiti policor Alfa siguroi shtëpinë e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov .

Marketing

Nga MPB nuk ka detaje se për cilin zyrtar bëhet fjalë, edhe pse jozyrtarisht mësohet për një ish-funksionar të lartë të qeverisjes së kaluar. Disa të dënuar nga Gjykata për krime janë të dënuar duke u bazuar në materialet e përgjimeve, për keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe kompetencës gjatë ushtrimit të funksioneve publike. Prokuroria Speciale tha sot se ka pasur frikë se ish-shefi i shërbimit sekret Mijallkov do të arratisej.

Marketing