Pas deklaratës së Donaldit, reagon edhe Beatrix

Pas shumë zhvillime brenda dhe jashtë “Big Brother Vip”, Donald Veshaj, ka reaguar dje për herë të parë. Në mesin e shumë kodeve të përdorura në shkrimin e tij, Donaldi deshi të tregojë se u pendua për atë që nisi me Beatrix-ën brenda spektaklit.

Marketing

Përmes një “InstaStory” ai reagoi, duke thënë se po përpiqet ta fitojë sërish Borën, shkruan lajmi.net

“Kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që Bora të shkrihet” ishte një pjesë e deklaratës se aktorit.

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i Beatrix përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Shumë njerëzve nuk iu pëlqejë unë, për shkak se jam shumë e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë, sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, shkroi këngëtarja.

Kujtojmë që Beatrix muaj më parë i kushtoj këngë Donaldit, ndërsa tani aludohet se është në përfundim të këngës së dytë kushtuar këtij të fundit.