Pas këngës që mori dedikim nga Beatrixa, ky është reagimi i vetëm i Donaldit

Mbrëmë, Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e saj më të re.

Marketing

Kënga titullohet “Ma shumë se ti”, dhe është në bashkëpunim me Dj Geek.

Kjo këngë është dedikim për Donaldin, ish të dashurin e saj.

Trixa gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother Albania VIP” u lidh me aktorin, por pasi përfundoi spektakli mori fund edhe marrëdhënia e tyre.

E reagimi i vetëm i Donaldit pas këngës së Trixës është një fotografi në rrjetin social të “Instagramit”.

Donaldi shihet të ketë pozuar para pasqyrës me një fshesë të dyshemesë.

Para pak ditësh ai përmes një shkrimi kërkoi haptazi një mundësi të dytë me moderatoren, Bora Zemani dhe hodhi disa ‘kunja’ këngëtaren.