Pas kontrollit në hotelin e Zherovjanit, policia arreston pronarin dhe 8 femra

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë mbrëmë ka kryer kontroll në një objekt hotelerik në fshatin Zherovjan të Tetovës, nga ku u arrestuan 9 persona, tetë femra dhe një mashkull – pronar i hotelit.

Marketing

Siç informoi SPB Tetovë, tre femra të arrestuara janë shtetase të Republikës së Serbisë, një e Republikës së Bullgarisë dhe pesë shtetase të Republikës së Maqedonisë.

“Në periudhën prej ora 23:00 të datës 15.08.2018, deri ora 00:40 minuta të datës 16.08.2018, pjesëtarët e Sektorit për Punët të Brendshme të Tetovës, kanë kryer kontroll aksioni në një objekt hotelerik në fshatin Zherovjan, pronë e personit A.A. (28) nga fshati Bogovinë. Në objekt janë ndaluar nëntë femra, edhe atë katër shtetase të huaja, tre nga Republika e Serbisë dhe një nga Republika e Bullgarisë, si dhe pesë shtetase të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.