Pas LSDM, edhe VMRO-ja hap shtab zgjedhor në Lagjen e Trimave në Kumanovë

VMRO-DPMNE ka hapur shtabin për zgjedhjet presidenciale edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë. KJo parti ka theksuar përmes njoftimi se po hapin shtabin pas një pushimi prej 6 viteve. Në ceremoninë e hapjes së shtabit nuk kanë munguar fjalime edhe për 9 majin e 2015 të luftimeve në këtë lagje.

Marketing

Kryetari i degës së kësaj partie theksoi se “në këtë zaevizmi ka qenë më brutal, kur para disa viteve i gënjente njerëzit për skenar të porositur. Disa vite më pas e deri më sot, nuk ka asgjë nga paralajmërimet e tij, por nuk ka as falje.

Përkundrazi, Zaevizmi shkon një hap përpara, duke i liruar terroristët që gjuajtën ndaj forcave maqedonase të sigurisë”, theksoi kryetari i degës së VMRO-DPMNE, Brane Petrushevski. Hapja e këtij shtabi vjen një muaj pas hapjes së atij nga LSDM për zgjedhjet presidenciale.

Marketing