Pas sherrit të fëmijëve, rrihen mes vete prindërit në Dardani

Një rrahje mes dy familjeve ka ndodhur para pak çasteve në lagjen Dardania në Prishtinë.

Marketing

Nga gazetarja e Insajderit në vendin e ngjarjes raportohet se rrahja ka ndodhur mes dy prindërve ku shkak ishin fëmijët e tyre.

Fillimisht, fëmijët ishin rrahur mes vete e më pas dhe prindërit e tyre.

Nga pamjet e dërguara, në vendngjarje ndodhen disa policë që po merren me rastin.

Ndërkohë, Gazeta Insajderi ende nuk ka marr një përgjigje zyrtare nga zyra për media brenda Policisë.

PAMJE:

Marketing