Pasagjeri kishte probleme me diarrenë, avioni amerikan bën ulje emergjente

Një avion i kompanisë Delta  që fluturonte nga Atlanta në Barcelonë, u detyrua të kthehej pas dhe të bënte një ulje “emergjente” për shkak të një problemi shumë të pazakontë. Mediat amerikane, duke cituar një fragment audio të pilotit të publikuar në rrjetet sociale, flasin për një “problem të rrezikut biologjik”. Bëhet fjalë për një pasagjer fatkeq i cili kishte probleme me zorrët dhe kishte nevojë për ndihmë, pasi po përjetonte një diarre të rëndë.

Marketing

Sipas audios pasagjeri nuk kishte mundur të përmbahej dhe si pasojë kishte “jashtëqitje dhe një erë të keqe të padurueshme” në kabinë, tha një pasagjer për El Mundo.

“Është një problem i rrezikut biologjik. Kemi një pasagjer që është sëmurë dhe na kërkohet të kthehemi prapa” tha piloti gjatë bisedës me radio me kullën e kontrollit.

Në një deklaratë, Delta përmendi një çështje mjekësore në bord dhe konfirmoi se Fluturimi 194 nga Atlanta në Barcelonë ishte kthyer në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson.