Nën ndikimin e një valë ajri të lagësht, moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa nga mesi i ditës do të fillojë shi i rrëmbyeshëm i ndjekur me erë të fuqishme veriore dhe bubullima, komunikoi DPHM
Reshjet e shiut gjatë natës dhe nesër do të jenë më intensive, herë pas here më të fuqishme (mbi 25 l/m2) në formën e motit të keq me erë të fuqishme (mbi 70 km/orë). Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 18 deri në 24 gradë.
Nesër gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar juglindore. Temperaturat ditore do të ulen nga 10 deri në 15 gradë.